Pediatri: Nuk duhet të përdoren antibiotikë, rëndojnë gjendjen e fëmijëve të sëmurë

Këtë vit janë shtuar ndjeshëm virozat te fëmijët, ndryshe nga një vit më parë ku për shkak të izolimit dhe mbylljes më të madhe nga pandemia nuk kishte viroza. Sipas mjekut pediatër Bektash Mandri në 2-3 javët e fundit ka pasur shumë raste të fëmijëve me virozë që shkakton puçrra në gojë, duar dhe këmbë.

“Infeksioni gojë dar këmbë është jë sëmundje virusale që takohet më shpesh te moshat pediatrike dhe më rrallë te të rriturit. Janë dy lloje virusesh, enteroviruset dhe koksaket që e shkaktojnë këtë lloj infeksioni. Përhapet nëpërmjet ajrit, të puthurës, sekrecioneve”.

Mjeku jep disa këshilla për prindërit dhe mënyrën e trajtimit të kësaj sëmundjeje.

“Mjekimi me antibiotikë thjesht e rëndon pacientin. Nëse ka dhimbje të gojës, do t’I jepet një preparat, nëse ka temperaturë, I jepet paracetamol. Nëse temperature është më e lartë, mund t’I japim Brufen. Sëmundja zgjat nga 10 ditë deri në dy javë. Rreth ditës së pestë ose gjashtë fillon temperatura, nuk shfaqet menjëherë. Fëmijët kanë ulje oreksi, të përziera ose të vjella. Ka raste edhe me diarre”.

Duke qenë se kjo është një sëmundje infektive dhe shenjat e para  shfaqen pas tre ditësh është e vështirë shmangia e saj, sidomos në institucionet parashkollore.

Klan News