Deri në 100 fëmijë paraqiten çdo ditë në Pediatrinë e Spitalit të Elbasanit për ndihmë mjekësore për shkak të virozave gjatë kësaj periudhe me temperatura të larta. Fluksi më i lartë është gjatë fundjavave ndërsa disa fëmijë qëndrojnë të shtruar për disa ditë.

Irena Palloshi, mjeke: Kryesisht vijnë fëmijë me temperature shumë të larta, fëmijë me të vjella me diarre, por nuk mungojnë as fëmijë me afeksione të traktit promunar. Pra kemi fëmijë sidomos të moshave shkollore me bronkopneumoni dhe të shtruar në spital.

Bluzat e bardha kanë disa këshilla për prindërit.

Irena Palloshi, mjeke: Gjithmonë në verë ne rekomandojmë veshjen që duhet të jetë sa më e lehtë, me ngjyrat më të lehta, me materialet e pambukta. Paraqitja në diell, ekspozimi në orët e pikut, sidomos mbas orës 11:00, pra nga ora 11:00 deri në orë 17:00 fëmijët mundësit të mos ekspozohen në diell. Konsumimi i sa më shumë lëngjeve, sidomos lëngjeve të shtëpisë, kompostove, ujit dhe dhallit.

Veç virozave të stinës, sipas mjekëve gjatë kësaj periudhe ka patur raste të shtuara të alergjive te fëmijët por edhe pickime nga merimangat apo insekte të tjera.

Klan News