Specialistët: Temperatura dhe kolla mbeten më të shpeshtat gjatë kësaj periudhe

Ndryshimet e temperaturave dhe rikthimi në institucionet shkollore, ka shtuar problemet shëndetësore tek fëmijët javët e fundit. Sipas specialistëve kryesisht kjo grupmoshë ka shfaqur simptoma në rrugët respiratore dhe numri i vizitave ka shkuar mbi 600 në periudha të caktuara.

Janë dy javët e fundit që kemi pasur një fluks vizitash, ndodhur kjo për shkak të rënies së temperaturave dhe frekuentimit të kopshteve e shkollave. Kanë ardhur me temperaturë, me ngjirje zëri, me kollë, me hundë, me vështirësi në frymëmarrje dhe këto janë rastet që ne jemi shqetësuar dhe kemi bërë ndjekje të mëtejshme, qoftë me ekzaminimet laboratorike apo imazherike. Kanë marrë trajtimet, përveçse kanë marrë këshillat dhe I kemi bërë ndjekje hap pas hapi. Shtatori dhe Tetori kanë qenë muaj që shkojnë nga 650-750 vizita në varësi të turnit dhe ditëve të muajit”.

Përpos problemeve të stinës, fëmijët kanë patur edhe infeksione të lëkurës, shprehet mjekja pediatre Anila Sevdari.

Kemi pasur edhe irritime e infeksione të lëkurës nga viruset, siç është një virus që prek pjesën e stomatitit, mukozave të gojës, përreth lëkurës së gojës, gishta e këmbë. Këto kanë qenë shqetësimi kryesor në këto ditë”.

Mjekët rekomadojnë se në momentet që të vegjlit preken nga virozat e stinës, duhet të mbahen në shtëpi për pak ditë në mënyrë që mos të infektojnë bashkëmoshatarët e tyre.

Klan News