Kjo është ura e Lanës që lidh zonën e Shallvareve me zonën e Bllokut dhe Librin Universitar në Tiranë. Një prej projekteve të paraqitura në Bashkinë e Tiranës parashikohet që kjo urë të shndërrohet në një të tillë. Bie në sy mbikalimi për automjetet lart, ndërsa poshtë do të jetë rruga për këmbësorët. Por, ky nuk është projekt përfundimtar. Në tavolinat e Bashkisë së Tiranës ekzistojnë dhe projekte të tjera nga të cilët do të zgjidhet përfundimtari për urën e Lanës.

Kostoja dhe shpezimet duket se do të jenë përzgjedhësit kryesorë për këtë urë. Ndërsa pak metra më tutje në Parkun Rinia, lokalet dhe kioskat vazhdojnë të boshatisen nga tavolinat, frigoriferët apo nga pllakat që i ka vënë ish pronari i dikurshëm. Fadroma e Policisë Ndërtimore e vendosur në fillim të parkut do të vihet në punë pas pak ditësh ku përfundon dhe afati i vendosur për “çkioskëzimin” e Parkut Rinia./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori