Në një takim me drejtuesit vendor për masat e marra dhe për ato që duhen marrë për menaxhimin e situatës së zjarreve në vend, Kryeministri Edi Rama është shprehur se siguria është në nivelet më të mira, teksa ka shtuar se edhe forcat e policisë janë në gatishmëri.

Edi Rama: Numrat e hektarëve të pyjeve të djegura në Korrik, duke filluar nga Anglia që po përjeton një situatë jo fort të zakonshme me të, pastaj me të gjitha vendet e tjera që janë përballur me këtë fenomen, janë të frikshme. Për ne, kjo është një situatë që duhet të jemi të vetëdijshëm që do të bashkëpunojmë në periudhë vere. Punë të jashtëzakoshme ka bërë Durrësi, punë shembullore Lezha e më radhë të tjerat. Siguria është në nivele më të mira. Forcat e policisë janë të angazhuara. Dëmi që krijohet e keni parasysh vetë, për këtë duhet të jemi alert gjithë kohës. Në situatat e zjarreve, kur reagon pushteti vendor, dëmi është më i vogël.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama është shprehur se muaji Gusht do të jetë shumë sfidues përsa i përket situatës së zjarreve në vend.

Edi Rama: Jemi të vetëdijshëm se me këto situata duhet të përballemi çdo verë. Ju kërkuam që ta merrni këtë mundim për të ardhur këtu sot sepse Gushti do të jetë shumë sfidues dhe duam që të gjithë të jenë të angazhuar, të gjtiha bashkitë duhet të jenë të gatshme për të bërë reagimin kur gjëja ndodh./tvklan.al