Milan Skriniar, pritet të jetë lojtari i radhës që transferohet në Arabinë Saudite. Mbrojtësi ka përfunduar jashtë projektit të trajnerit Luis Enrique dhe me shumë mundësi do të ndryshojë ekip në fundin e kësaj merkatoje.

Al Nassr, thuhet se është në bisedime të avancuara për të siguruar shërbimet e futbollistit sllovak. Klubi saudit ka kontaktuar klubin e Paris Saint Germain, por edhe agjentin e lojtarit, duke shprehur interes serioz.

Sezoni i ri, mund ta gjejë Skriniar të luajë me emra të njohur për futbollin europian, si Ronaldo, Mane, Brozovic dhe Laporte.

PSG-ja në krahun tjetër është e hapur për shitjen e 29-vjeçarit, pasi duan të shpëtojnë nga paga e tij e lartë prej 10 milionë eurosh në sezon.

Skriniar u bashkua me francezët vetëm një vit më parë, por aventura duket se do të zgjasë pak. Interesime për lojtarin ka pasur edhe nga Italia, por ai pritet të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite. /tvklan.al