Më 11 qershor, socialistët do të zhvillojnë Asamblenë e Partisë Socialiste. Takimi do të jetë i formatit online.

Në axhendë parashikohet një fjalim i kryesocialistit Edi Rama, si dhe e Sekretarit të Përgjithshëm, Blendi Klosi, i cili do të raportojë mbi ecurinë e zgjedhjeve të përgjithshme në PS.

Asambleja do të vendosë gjithashtu edhe për datën e thirrjes së Kongresit Zgjedhor të PS-së, si dhe projektvendimin për përzgjedhjen e anëtarëve të strukturave më të larta të kësaj partie.

Tv Klan