Në diskutimin për Antoine Griezmann, në studion e emisionit “Kampionët” në Tv Klan, menaxheri i futbollit  Sokol Haxhia tha se lojtari 33-vjeçar francez mudtë kishte fitaur “Topin e Artë” nëse nuk do të ishte nën “epokën” Mesi-Ronaldo.

Haxhia: Ky është një lojtar ikonë. Ne disa momente mund të fitonte Topin e Artë por kishte përpara Messin dhe Ronaldon. Ai kulmin e ka arritur tek Atletiko e Madridit. Ka kushtuar 170 milionë euro në total në transferimet e tij dhe ka statistika kampionësh. Një periudhë tek Franca luante si sulmues qendre dhe tani luan pas dy sulmuesve. Shpresoj që të shpërthejë në këtë europian për të rritur nivelin e Francës. Në këtë 10-vjeçar është nga lojtarët më të bukur për tu parë.

/tvklan.al