Kryeprokurori Theodhori Sollaku është përgjigjur më një deklaratë publike akuzave të kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit Mustafa Kërçuku. Gjatë raportit të mbajtur në parlament për punën e Kontrollit të Lartë të Shtetit gjatë vitit 2003 (dy mijë e tre) Kërçuku është shprehur se prokuroria nuk ka reaguar pas denoncimeve të bëra. Sipas tij nga 11 (njëmbëdhjetë) denoncime me dosje për shkelje penale prokuroira nuk ka dërguar në gjykatë asnjërën prej tyre. Pas ksaj akuze Sollaku ka sqaruar se dosjet e KLSHS-së nuk përbëjnë vepra penale, madje akuzon Kotrollin e Shtetit se po mbulon raste skandaloze të evazionit fiskal.
Theodhori Sollaku: “Vetë kontrolli i Shtetit duhet t’kishte zbuluar dhe identifikuar shkeljet dhe personat përgjegjës për dëmin në shumën 1.2 (një pik dy miliardë) lek në tatim-taksa gjatë vitit 2003 (dy mijë e tre) në prokurorimet publike ku raportohet një dëm në shumën 66.3 (gjazhjetë e gjshtë pik tre) milionë lek ose në shitjen e pasurisë shtetrore ku është shkaktuar sipas tij 640 (gjashtqin e dyzet) milionë lek. Asnjë kallzim nuk ka për kto konstatime serioze. Kallzimet e evazionit fiskal me zhdoganimet e viçave nuk justfikon punën e ktij insitutcioni në luftën kundër evazionit fiskal.”
Gjatë raportimit në parlament kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka shprehur se prokurorët abuzojnë me punën e ekspertëve të insitucionit, madje ushtrojnë dhe presion duke kërkuar shoqërimin e tyre me policë në gjykatë. Në përgjigje të kësaj ankese kryeprokurori ka deklaruar se dhënia e sqarimeve nga këta ekspertë është detyrim ligjor dhe se shteti shpenzon para për mbajtjen e tyre./tvklan.al