Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024 mbrëmjen e sotme në ndeshjen kundër Italisë. Të shumtë janë tifozët të cilët mbështesin Kombëtaren qoftë nga stadiumi “Signal Iduna Park” apo edhe nga Shqipëria.

Një qytetar për emisionin “Rudina” në Tv Klan shprehet se sido që të shkojnë ndeshjet e Shqipërisë krenaria për Kombëtaren nuk do të humbe pasi fakti që kanë arritur të jenë pjesë e Europianit është për t’u krenuar. Qytetarë të tjerë shprehen besimplotë se Kombëtarja do të na përfaqësojë denjësisht duke i uruar sa më shumë fat.

“Unë do shkoj ta shoh në fakt nga Londra, ndeshjen me Kroacinë. Ndihem shumë i lumtur, kështuqë shpresojmë se janë kampionate shumë të forta, shpresojmë të kemi fitore.”

“Më vjen mirë që Shqipëria merr pjesë. Përfaqëson denjësisht, pavarësisht se them që do të fitojë, të bëjnë një lojë të bukur.”

“Ndihem shumë krenar se është një kompeticion shumë i rëndësishëm edhe është me skuadra të forta që kanë fituar kampionate. Ndeshjen e dytë do ta shoh në Gjermani. Tani do iki për Gjermani. Ata që më pëlqejnë më shumë janë Broja, Asani, Uzuni, Cikalleshi. Suksese në të gjitha ndeshjet dhe shkofshim deri në finale ose gjysmëfinale.”

“Është gjë historike për Shqipërinë. Më bëhet shumë qefi dhe ju uroj ekipit shqiptarë shumë fat. Nga lojrat kualifikuese që kanë bërë, kanë bërë gola shumë të bukur, të rangut Europian. Do ju sugjeroja që ta injorojnë këtë anën që janë ekipe të forta dhe të luajnë sikur duan të fitojnë vendin e parë. Fitore vetëm fitore dhe mos u trembni.”

“Urime Shqipërisë Kampionatin Europian. Ishalla lart e më lartë!”

“Ndihem krenar dhe kam besim të plotë se Shqipëria do të fitojë të paktën një ndeshje dhe një barazim. Kam prerë biletën, do iki në stadium sot me bindjen e plotë që Shqipëria do të na nderojë.”

“Krenare! Ishalla fiton!”

“Më të lumtur nuk ka. Sido që të dali Shqipëria ne krenarinë nuk e humbim. Të shkojë sot më lartë, të marri 4 pikë dhe një nga ato të mëdhajat ta çojmë te shtëpia.”

Të gjitha ndeshjet e Europianit do të mund t’i ndiqni ekskluzivisht në ekranin e Televizionit Kombëtar Klan./tvklan.al