Federata Shqiptare e Futbollit nuk është e vetmja e gjobitur nga ana e UEFA-s. Në fokusin e komisionit të disiplinës ka qenë edhe Federata Kroate, e cila për sjelljen e tifozëve të saj për ndeshjen e parë të Europianit kundër Spanjës do detyrohet të paguajë gjobë prej thuajse 88 mijë Eurosh.

Një pjesë e mbështetësve të kombëtares ballkanase hodhën gota plastike drejt fushës, diçka që u dënua me 64 mijë Euro nga ana e UEFA-s, ndërsa për ndezje të flakadaneve gjoba kapi vlerën e 24 mijë Eurove të tjera.

Në total rreth 88 mijë Euro për arkat e Federatës së futbollit kroat, që detyrohet të paguajë një gjobë të majme për shkak të sjelljeve të tifozëve. Tifozë të ndryshëm kanë shkaktuar disa herë probleme në stadiumet e Europianit, duke rënduar jo pak edhe në arkat e federatave respektive.

Klan News