Klaus Gjasula sot ishte protagonist i padiskutueshëm i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Koracisë.

Fillimisht i pafat, dukë shënuar në portën tonë në minutën e 76-të dhe në fund duke “shlyer” gabimin dhe u bë heroi i kuqezinjve.

Sipas OPTA-s, Gjasula bëhet zëvendësuesi i parë në historinë e Europianeve apo Botëroreve që arrin të shënojë në të dy portat në një rastësi të çuditshme që e bëri atë protagonist në këtë mënyrë.

Një tjetër rekord për Klaus Gjasulën. Me golin e shënuar pas 94 minutash e 23 sekondash lojë, goli i tij është goli i shënuar më vonë për një barazim, në historinë e Kampionatit Evropian.