Portugalia triumfoi me përmbysje ndaj Çekisë, me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për grupin F, në Euro 2024.

Luzitanët ishin dominues, me disa raste për shënim, por pavarësisht se iu afruan disa herë, nuk e gjetën dot golin në pjesën e parë.

Edhe në fraksionin e dytë, portugezët ishin më kërkues, por golin e parë e gjeti Çekia. Provod zhbllokoi sfidën, me një supergol në minutën e 62-të.

Megjithatë, ky avantazh i çekëve zgjati pak, pasi në minutën e 69-të, Portugalia barazoi shifrat falë një autogoli të Hranac.

Në minutën 87-të, Diego Jota, përmbysi rezultatin, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Conceicao, i sapo futur nga stoli, shënoi golin e përmbysjes dhe të fitores për Portugalinë, që i bashkohet Turqisë me 3 pikë në grup.


PORTUGALIÇEKI 2-1

Hranac 69′ (Autogol), Conceicao 92’/ Provod 62′


Ndeshja minuta pas minute:

Mbyllet sfida!

90+2’- Gooool Portugalia 2-1! Përmbyset rezultatin, Conceicao, i sapo futur në fushë, ia del të shënojë golin e përmbysjes për luzitanët, duke përfituar nga një top i mbetur në zonë.

90’- Akordohen 4 minuta shtesë.

87’– Portugalia përmbys rezultatin, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Diego Jota shënoi pas një topi të kthyer nga shtylla e Ronaldos, por ky i fundit ishte pozicion jashtë loje gjatë gjuajtjes.

82’- Pranë golit të dytë Çekia. Dias bllokon një gjuajtje të Sevcik. Ky i fundit tregohet egoist dhe nuk pason për shokët e skuadrës që ndodheshin aty afër.

79’- Zëvendësim i dyfishtë te Çekia! Në fushën e lojës Barak dhe Sevcik, marrin vendin e Provod dhe Sulc.

69’- Barazon Portugalia 1-1! Zgjat pak festa e çekëve. Hranac shkakton autogol, pasi i përplaset në këmbë një top nga portieri Stanek.

62’- Gooool Çekia 0-1! Provod me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, ia del të shënojë, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij. Costa nuk e pret dot.

59’- Bernardo Silva shpërdoron një rast të artë. Fantazisti shfaqet i pambuluar në zonë, tenton të pasojë për Ronaldon dhe humb mundësinë e shënimit.

58’– Ronaldo gjuan fortë nga goditja e dënimit. Portieri Stanek pret pa shumë probleme.

57’- Mundësi e mirë për Portugalinë. Cancelo fiton një goditje dënimi në afërsi të zonës. Ndëshkohet me karton të verdhë Schick.

55’- Dias kroson për Ronaldon nga e djathta, sulmuesi gjuan me kokë, por devijohet me kokë.

52’– Tjetër tentativë e dështuar e Portugalisë. Bernardo Silva, provon nga jashtë zone, por topi shkon shumë larg portës.

47‘- Dalot provon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone. Topi shkon mbi traun e portës.

45‘- Pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

45’- Akordohet një minutë shtesë.

44’– Ronaldo lëviz bukur në zonë dhe gjuan me të majtën, por pret portieri.

39’- Leao ndëshkohet me karton të verdhë, për simulim në afërsi të zonës.

38’- Dias shpëton një aksion të rrezikshëm për Portugalinë. Mbrojtësi largon me kokë, një top që po shkonte te Schik.

35’- Leao provon me një gjuajtje-kros, por topi shkon jashtë vijës fundore.

31’- Mundësia më e mirë e ndeshjes. Ronaldo merr një vertikalizim nga Fernandes, por i vetëm me portierin, sulmuesi nuk ia del të shënojë. Në vazhdim të aksionit provon edhe Vitinha, por Stanek ndal pa shumë probleme.

28’– Leao kthehet në një rrezik konstant për Çekinë. Sulmuesi vazhdon me sulmet nga e majta.

26’- Leao nuk e arrin dot një pasim të shpejtë të Bruno Fernandes. Portugalia kërkon me ngulm golin.

24’- Bruno Fernandes i afrohet golit. Gjuajtja shkon ngjitur me tranversën, pas një devijimi të lehtë.

22’- Portugalia nuk i ndal sulmet. Dias provon me një gjuajtje nga jashtë zone. Topi devijohet në goditje këndi.

18’- Siç edhe pritej, Portugalia është më kërkuese në këtë fillim të lojës, por pa krijuar rrezik serioz në portën e çekëve.

12’- Tjetër rrezik nga portugezët. Është sërish Leao që futet nga e majta dhe pason në zonë, por topi largohet nga Krejci.

8’- Kërcënimi i parë i Portugalisë, me Leao që kroson në zonë te Ronaldo. Sulmuesi provon me kokë, por gjuajtja nuk e ka saktësinë e duhur.

4’- Bruno Fernandes, hedh një top në zonë, por aty nuk ndodhet asnjë për ta shfrytëzuar si rast.

Starton takimi!


FORMACIONET ZYRTARE:

Portugali: Costa, Dias, Pepe, Dalot, Cancelo, Mendes, Vitinha, Fernandes, Silva, Leao, Ronaldo.

Çeki: Stanek, Krejci, Hranac, Holes, Coufal, Doudera, Provod, Soucek, Sulc, Kuchta, Schik. / tvklan.al