Parlamenti do të mblidhet sot në seancë plenare, ku duket se peshën e diskutimeve do ta zëjë interpelanca e ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja e kërkuar nga disa deputetë të opozitës që mbështesin Lulzim Bashën.

Interpelanca është kërkuar për amnistinë penale, nga e cila përfituan edhe 100 të dënuar nga GJKKO.

Akuzat janë bërë nga Lulzim Basha. Por më herët, vetë ministri Manja dhe Gazment Bardhi i PD-së kanë thënë se nga projektligji që u miratua me shumicë votash nuk përfituan subjektet e Gjykatës së Posaçme.

Sipas një reagimi më herët të SPAK, 100 persona të dënuar nga GJKKO përfituan nga aministia penale, një pjesë e të cilëve përfituan falje dënimi kurse pjesa tjetër ulje.

/tvklan.al