Vladimir Mara dhe Dritan Premçi komandohen me mandate 1-vjeçare

Struktura e posaçme anti- korrupsion tashmë do të përbëhet nga prokurorë. 8 prokurorëve të emëruar do iu bashkohen edhe prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Premçi.

Ka qenë drejtuesi i SPAK, Arben Kraja që i kërkonte këshillit të lartë të prokurorisë që të komandonte me një mandat 1-vjeçar dy prokurorët, kërkesë kjo që u miratua në mbledhjen e së enjtes.

Prenci dhe Mara janë prokurorë që kanë kaluar vettingun më herët dhe deri para krijimit të SPAK ata ishin hetues të krimeve të rënda.

Tv Klan