Në prag të ndeshjes Spanjë-Itali, e planifikuar për të enjten e 20 qershorit në Veltins-Arena në Gelsenkirchen, ndeshja e dytë e grupit B, trajneri Italian Spalletti ka folur në konferencën për mediat.

Në rast të fitores Axurë-t do të ishin aritmetikisht në 1/16 pas fitores në ditën e parë kundër Shqipërisë.

Spalletti: Spanja është e ngjashme me atë që ishte 15 vjet më parë

Spalletti në konferencë: “Si ka ndryshuar Spanja në krahasim me 15 vjet më parë? Mendoj se janë të ngjashëm. Ky ekip e çon topin përpara pak më shpejt, ata janë pak më të drejtpërdrejtë, por varet se kush luan si sulmues. Ata kanë 3 sulmues që kanë aftësi të ndryshme: Morata është më i miri në lojë me kurriz dhe vrapon shumë. Për sa i përket metrave të përshkuar dhe shpejtësisë numrat e tij janë të jashtëzakonshëm. Ata kanë dy anësorë që pëlqejnë situatat një për një. Një nga problemet që do të hasim do të jetë kur arrijmë ta luajmë ndeshjen në gjysmën e tyre të fushës për të parandaluar kundërsulmet.

Spalletti: “Më pëlqen shumë loja e Spanjës”

Spalletti në konferencë: “Më pëlqen shumë loja e Spanjës. Ata kanë një stil sulmues, një numër të caktuar lojtarësh që shtyjnë dhe presojnë lart. Kështu, siç thashë më parë, ne do të duhet të bëjmë një punë të mirë për të gjetur një njeri të lirë sa më shpejt të jetë e mundur , përndryshe do të detyrohemi të bëjmë një pasim të gjatë drejt vijës sonë sulmuese, për thellësinë e sulmit. Ka shumë kombëtare që luajnë futboll sulmues dhe Spanja është një prej tyre, por nuk është e vetmja.

Spalletti: “Duhet të ecim shpejt”

Spalletti në konferencë: Qasje? Agresiv do të thotë gjithashtu të shkosh t’i bësh presion lart. Ne duam të presojmë lart, në distanca të afërta, ata nuk humbasin asnjëherë nëse nuk i ushtrojmë presion. Një mbrojtës i pestë mund të shërbejë të ndërtojë aksionet nga poshtë duke bërë lidhjen mes reparteve.

Spalletti: “A është një derbi me Spanjën? Jo”

Spalletti në konferencë: Derbi me Spanjën? Jo, të gjitha janë derbi. Kur luan në një kampionat evropian janë ndeshje që nuk do të ndodhin sërish, u kushtojmë vëmendjen që duhet çdo ndeshjeje. Ne do të përpiqemi të luajmë të njëjtën lojë si ndaj Shqipërisë. Ne duam të konkurrojmë kundër një ekipi të fortë si Spanja për të parë nivelin tonë të futbollit kundër një prej skuadrave më të forta aktualisht. Edhe ndaj skuadrave të forta në kualifikuese u përpoqëm të luajmë futboll proaktiv, të posedimit të topit. Jam i bindur që nëse ua japim topin do të dalim keq, ndaj do të mundohemi të bëjmë lojën tonë dhe ta kontrollojmë lojën. Do të shohim nëse mund ta bëjmë edhe kundër Spanjës

Marrë me shkurtime nga