Punonjësit e administratës shqiptare do të trajnohen mbi çështje që lidhen me integrimin europian. Një gjë e tillë do të konkretizohet gjysmën e dytë të këtij viti, falë një pakete trajnimi të financuar nga qeveria spanjolle. Gjatë ceremonisë prezantuese të këtij projekti, kryeministri Sali Berisha, ka falënderuar ambasadën spanjolle në Tiranë për bashkëpunimin.

Sali Berisha: “Spanja ka dëshmuar një interes të madh dhe një mbështetje të fuqishme ndaj Shqipërisë në fusha ndër më të ndryshmet filluar nga zhvillimi i kapaciteteve njerëzore tek infrastruktura në mënyrë që vendi të bëhet i përshtatshëm për t’u integruar në Bashkimin Europian”.

Paketa e trajnimit të punonjësve të administratës përbëhet nga një sërë kursesh që tentojnë të forcojnë njohuritë mbi problematikat kryesore të BE-së dhe rrugës së Shqipërisë drejt integrimit europian./tvklan.al

Gazetari: Fjorald Zguro