Brenda marsit Albtelekomi do të korrigjojë rritjen e faturave të telefonisë fikse. Sipas propozimit të kryeministrit në  komitetin e politikave ekonomike për 600 impulset e para do të aplikohet përgjysmimi i çmimit aktual.

Spartak Poçi: “Tarifat e reja, pra të korrigjuara tashmë, brenda muajit mars do të përfundojë për llogari të tyre  dhe brenda muajit Mars këto do vihen në  diskutim. Do të jenë tarifa të cilat siç e dini do ketë shumë favore. Për një kategori në nevojë të abonentëve, pra do jenë tarifa tepër të buta”.

Ministri i Transporteve Spartak Poçi reagoi edhe pas akuzave të opozitës gjatë hetimit parlamentar të Albtelekomit.

Spartak Poçi: “Të dokumentohen të gjitha gjërat, në qoftë e zoti Berisha ka dokumente që i tund herë pas here në media ti dorëzojë atje dhe personat përgjegjës përgjigjen, apo institucionet përgjegjëse përgjigjen para ligjit për të gjitha çështjet”.

Albtelekomi është nën hetim aktualisht për shkak të përfitimit nga marrëveshjet e disfavorshme të interkonjuksionit, Albtelekom është aktualisht në proces privatizimi./tvklan.al