Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Dje ekipet tona përfaqësuese pritën në Tiranë ekipet e Letonisë në kuadrin e Euro 2000. Të dyja ndeshjet përfunduan në barazim por me rezultate të ndryshme. SHpresa jonë ka qenë pranë fitores kur ka udhëhequr rezultatin 1-0 me një gol të realizuar nga Arbri në pjesën e parë duke udhëhequr deri në minutën e 83 kur Letonia ka arritur të shënoj golin e barazimit.

Ndërsa ndeshja e ekipeve kombëtare ka qenë më me shumë gola dhe më dramatike. Pjesa e parë 1-1 edhe në pjesën e dytë është Letonia që udhëheq rezultatin. Në minutën e 63 letonezët shënojnë golin e dytë, pa kaluar dhjetë minuta kur skuadra jonë kërkontë golin e barazimit, letonezët shënojnë golin e tretë. Po kjo nuk e demoralizon skuadrën ton e cila në minutat e mbetura arrin të barazoj përsëri rezultatin. Në minutën e fundit Muka me një goditje të fortë do të shënoj golin e tretë të shpëtimit nga një humbje./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Grillo