Rikthehet në ekranin e Televizionit Kombëtar Klan Plus emisioni i përjavshëm “Pro Business” nën drejtmin e gazetares Oljana Maloku.

Një nga kompanitë më të mëdha në fushën e nxjerrjes dhe përpunimit të gurit, “Stone Albania” ka ngritur siparin e këtij sezoni të ri duke sjelle një rrugëtim të këtij biznesi.

Stafi i Pro Business ka sjellë hap pas hapi  historinë se si u themelua  kjo kompani nga dy vëllezërit  Muslli dhe Dhimitër Kapaj  Kapaj në Vlorë, të cilët punuar para disa viteve në Greqi dhe vendosën të themelojnë Stone Albania në vendlinjde.  

Në ekranin e Klan Plus përcillet për publikun  një guidë; nga nxjerrja e lëndës së parë e deri tek gjetja e investitorëve në panairin më të madh botëror të përpunimit të gurit, Marmomac, në Verona.

Po ashtu Pro Business sjell si një histori frymëzimi, modelin e dy të rinjve; Anxhelo dhe Miltjano Kapaj të cilët janë të vendosur të vazhdojnë me pasion punën e ngritur nga baballarët e tyre.

Me mbi 20 vite eksperiencë kompania me vendndodhje  në Vlorë po korr sukses pothuajse në të gjithë botën fale kërkesave dhe bashkëpunimeve.