Diagnostikimi dhe trajtimi i të sëmurëve me tuberkulozë nuk do të bëhet më vetëm nga dispanseritë dhe spitali universitarë i sëmundjeve të mushkërive, i njohur ndryshe si Sanatoriumi, por do të realizohet edhe nga mjekët e familjes si dhe do të trajtohet në nivel spitalor. Ky ndryshim është parashikuar në strategjinë e re kombëtare kundër tuberkulozit. Sipas specialistëve situata e kësaj sëmundje në Shqipëri nuk është shqetësuese.

Hasan Hafizi: “Çdo vit kemi 13 raste të reja për 100 mijë banorë. Kontrolli i tuberkulozit nga një sistem vertikal që do të thotë, që spitali universitar i mushkërive “Shefqet Ndroqi”  ishte qendra kombëtare e kontrollit, Dispanseria dhe kaq u mbyllte cikli. Tani Spitali Universitarë i Mushkërive është kthyer spital i përgjithshëm dhe rolin e merr programi kombëtarë i tuberkulozit, në një farë mënyre kontrolli i tuberkulozit kalon në shërbimin publik”.

Edhe pse numri i të prekurve nga tuberkulozi ka ardhur në ulje. Ministrja e Shëndetësisë Anila Godo, kërkoi vëmendjen e mjekëve për kapjen në kohë të saj.

Anila Godo: “Një nga sfidat më të rëndësishme të strategjisë së re është integrimi i tuberkulozit në shërbimin publik. Kërkohet një angazhim shumë i madh i mjekëve dhe personelit në shërbimin publik dhe një forcim i mëtejshëm i programit kombëtar të kontrollit të tuberkulozit”.

Hartimi i strategjisë kombëtare kundër tuberkulozit, erdhi pasi strategjia ekzistuese nuk i përgjigjet nevojave të vendit për kontrollin e kësaj sëmundjeje.

KE, 962 mijë euro për pavijonin e djegieve

962 mijë euro të financuar nga Komisioni Europian do të shkojnë për pajisjen me aparatura dhe përmirësimin e infrastrukturës së pavijonit të djegie plastikës në QSUNT. Kontrata për këtë grant, është nënshkruar nga Drejtoresha e QSUNT-së Gjeorgjina Kule, Ministria e Shëndetësisë Anila Godo , ambasadori i OSBE-së Lohan, dhe Ministria e Integrimit Majlinda Bregu. 

Anila Godo: “Projekti ka për qëllim përshtatjen e infrastrukturës së ranimacionit të dijeje-plastikës me standardet europiane, duke parashikuar dhe përshtatjen me dhomat të terapive të vetë veçanta dhe dhoma për trajtim hidroterapie. Pajisjen dhe instalimin e pajisjeve mjekësore për këtë ranimacion si krevate për djegiet, aspirator, aspirator automatik, shiringa elektrike, EKG, gazometria strupogram, fibroskop, dializë hemofiltrative etj, etj. Furnizimin me materiale mjekimi dhe medikamente për trajtimin e djegieve për një periudhë 1 vjeçare”./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami

Operator: Petrit Xhaferri