Një debat i vështirë për shefin aktual të Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden ishte ai i Atalantas me rivalin republikan Donald Trump, i pari mes të dyve për garën presidenciale të 5 Nëntorit. Ka shfrytëzuar çdo mundësi në distancë për ta vënë në lojë presidentin aktual dhe nuk mund të mos e bënte këtë edhe kur e kishte përballë.

Joe Biden: Do të vazhdoj kështu deri në ndalim total për… nisëm e plotë në lidhje me atë që do të bëjmë për më shumë patrullime kufijsh me oficerë azili.

Donald Trump: Në të vërtetë nuk e kuptova ç’tha në fund të kësaj fjalie, ai se di as vetë.

Debati precipitoi edhe në fyerje personale.

Trump akuzoi Bidenin se po e çon botën në luftën e tretë.

Donald Trump: Jemi shumë-shumë pranë Luftës së Tretë Botërore. Kim Jong Un, Shi Xinpin, Putin, të gjithë këta e kanë humbur respektin për këtë. Nuk ia kanë më frikën.

Konfuz, Biden u shfaq dhe për shëndetësinë.

Joe Biden: Ne në fund e mundën shërbimin shëndetësor.

Donald Trump: Ka të drejtë, e mundi shërbimin shëndetësor. E mundi për vdekje.

Me Bidenin belbëzues dhe Trumpin gënjeshtar, sipas vlerësimit të analistëve, anketimet arrijnë në përfundimin se 67% e personave që ndoqën debatin, zgjodhën Trumpin fitues të tij, kundrejt 33% të tyre që vlerësuan Bidenin.

Fitorja e parë e Trump ka alarmuar demokratët. Sipas mediave amerikane, disa prej tyre kanë hedhur idenë që Biden duhet të tërhiqet nga gara. Edhe zëvendëspresidentja Kamala Harris tha për CNN se debati kishte një fillim të ngadaltë.

Shtëpia e Bardhë reagoi menjëherë duke deklaruar se Biden nuk ka ndërmend të tërhiqet nga gara dhe se po përgatitet për debatin e dytë të Shtatorit.

Tv Klan