Barazimi me Teutën largon trajnerin

Barazimi 2 – 2 i Kukësit në fushën e Teutës solli edhe largimin e trajnerit Shpëtim Duro. Në njoftimi e klubit shkruhet se rezultatet e javëve të fundit sollën këtë vendim.

Kukësi ishte shumë pranë fitores në Durrës, por goli i Kallakut në çastet e fundit prishi planet. Shpëtim Duro e drejtonte skuadrën prej fillimit të këtij sezoni. Skënderbeu fitoi në fund në takimin me Vllazninë.

Suksesi 1 – 0 i korçarëve u vendos me golin e Krasniqit në kohën shtesë. Fitore 2 – 0 për Laçin në fushën e Luftëtarit, ndërsa Flamurtari i mori pikë Bylisit në Ballsh në sfidën që u mbyll pa gola. Në këtë takim, Hidi goditi keq një 11-metërsh që mund t’i jepte fitoren mallakastriotëve. 

Tv Klan