Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi, kujtoi lënien jashtë të Berat Gjimshitit në Europianin e vitit 2016.

Bushi deklaroi në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, se mbrojtësi nuk ka pasur talent, por ka arritur gjithçka me punë. Sipas tij, është një nga më të mirët në Europë dhe Shqipëria nuk ka pasur ndonjëherë mbrojtës më të mirë.

“Gjimshitin e këmi parë në 2015 në Zyrih, kur e kemi marrë për herë të parë dhe e morëm në kualifikueset e Europianit. De Biasi nuk e mori në moment të fundit. Ishte zgjedhje e trajnerit. E njoh mirë Gjimshitin, kur nuk mori ftesën, e përcolla në mëngjes. Pas asaj dite, Rashica dhe Rrahmani shkuan te Kosova, ndërsa Gjimshiti mbeti te Shqipëria.

Zgjedhjet e trajnerit duhen respektuar. U rrit shumë si mbrojtës me kalimin e kohës. Unë besoj te puna dhe jo te talenti. Gjimshiti nuk ka pasur talent, por ka punuar shumë, ka grintën, dëshirën, qëllimin, pasionin për tu bërë i madh. Është shumë i përulur. Arriti shumë me punë. Arriti majat e futbollit shqiptar dhe atij Europian. Nuk ka pasur ndonjëherë Shqipëria mbrojtës si Gjimshiti.”, deklaroi Bushi.

Ndeshjet e Shqipërisë dhe të gjithë Europianit, mund t’i ndiqni vetëm në Tv Klan./ tvklan.al