Zhurma në Allianz Arena mund të kishte përshëndetur një gol. Por në vend të kësaj, ajo thjesht pasqyroi daljen e skuadrës gjermane nga tuneli, 45 minuta para fillimit. Disa sekonda më vonë, ishte radha e turistëve në Mynih, pasi skocezët pritën me brohorima lojtarët e tyre në fushën e lojës.

Por kreshendoja e bilbilave gjermane ishte mbytëse ndaj futbollistëve të Steve Clarke.

Këta tinguj të shfrenuar, këto pantonimi, kishin munguar në ndeshjet hapëse të turneve të mëdha në vitet e fundit. Nuk kishte një ambient të tillë për shembull në Kupën e Botës në Katar më 2022.

Nuk kishte një pasion të tillë në tribunat gjysmë të mbushura të një Rome të gjymtuar nga Covid, pasi Euro 2020 filloi 12 muaj me vonesë përpara se të luhej në të gjithë Evropën. Edhe në 2018, gjatë Botërorit Moska nuk mund të ofronte një intensitet si ky që u ndje këtë mbrëmje në Mynih.

Diku tjetër gjatë dekadës së fundit, rregullat e e Afcon dhe Copa America i kanë zbehur ndjenjat e rastit nga tifozët në stadiume dhe përreth tyre. Ndërkohë, interesi është gjithnjë në rritje për  futbollin e femrave, çka solli një fillim emocionues në Kupën së Botës në vjeshtën e kaluar, por investimi emocional në futbolline femrave lë ende mundësi për të pasur rritje, rastet më prekëse nuk kanë ardhur ende.

Ngjashmëri ka pasur pa dyshim tetë vite më parë kur një turne i madh filloi në modën e duhur, në ndeshjen e Francës kundër Rumanisë në Paris në Euro 2016.

Kjo ishte ndeshja ideale e hapjes për Euro 2024, madje edhe javë përpara fillimit. Një komb historikisht futbolldashës, përfaqësuesja e të e tyre fitoi përballë kundërshtarëve skocezë që kishin mbështetjen dërrmuese e më shumë se 200,000 bashkatdhetarëve në Mynih.

Natyrisht, atmosfera festive nuk u shqua vetëm me shfaqjen e të dy skuadrave në stadium Disa orë më parë, në zonat përreth stadiumit temperatura sa vente dhe rritej. Ndërsa të dyja skuadrat po kryenin nxemjen, në monitorë shfaqeshin video përmbledhëse të çdo goli të shënuar nga skocezët6 në rrugën e tyre drejt kualifikimit në EURO 2024 dhe çdo moment festohej nga fansat skocezë  me atë gëzim sikur të ndodhte në kohë reale.

Kur u njoftua formacioni i Julian Nagelsmann, tifozët gjermanë plotësuan çdo mbiemër futbollisti me plot energji. “Antonio… RUDIGER” kumbonte me pulsime të forta. Të pranishmit në stadium shijuan interpretimin e gëzueshëm të këngës së famshme “Live is Life”. Kur ekranet e mëdha transmetuan një video-mesazh nga Sir Alex Ferguson, fansat skocezë e shikonin atë si të ishte një hyjni. Një moment tjetër respekti pasoi kur e veja e Franz Beckenbauer, Heidi, e çoi trofeun në fushë. Emocionet u pasqyruan në fytyrën e saj, ndërsa duartrokitjet shpërthyen duke krijuar një tingull që formohej nga duart skoceze dhe zemrat gjermane.

Ishte koha për të festuar dhe skocezët u shijuan tingujt e “Freed From Desire”, duke kërcënuar aq sa dukej se do të plasnin betonin nën këmbët e tyre. Dhe pastaj së bashku skocezët kënduan këngën e tyre të njohur, më të mirë nga të gjitha, më të preferuarën, “Lulja e Skocisë”.

Ndërsa ndeshja vazhdoi, dhe gjermanët vijuan të shënonin disa gola, shpirtrat skocezë në tribuna dukej se ishin shuar, por autogoli i vonë i Rudiger u pasua nga një zhurmë kolektive, birrë ajrore dhe dronin me gajde të kontrabanduara.

Në këtë natë çdo akt përcillte një braktisje euforike. Secili prej tyre ishte një emblemë e mirëpritur e një përqafimi të shumëpritur dhe të çmendur të futbollit ndërkombëtar.

Shpresa ishte që Euro 2024 të ishte një përqendrim i pastër i kulturës kombëtare dhe një frymë e distiluar nga tifozët vendas dhe udhëtues. Në një ndeshje, në ndjeshjen e pare ne kemi pasur tashmë një bollëk të të dyjave.


* Marrë me shkurtime nga “The Indipendent”

/tvklan.al