Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Sot në tregjet ndërkombëtare valutore dollari amerikan shënoi përsëri nivele të reja të ulëta kundrejt monedhës së përbashkët europiane dhe ra në nivelet më të ulëta të 4 muajve të fundit ndaj jenit japonez.

Monedha amerikane vazhdon të jetë nën presion jo vetëm nga frika e një lufte të mundshme kundër Irakut, por edhe nga paqartësia e situatës ekonomike në SHBA, ndërkohë që tregjet vazhdojnë të dominojnë nga një ndjenjë negative rreth dollarit, duke bërë që monedhat e tjera të përfitojnë më shumë nga kjo situatë.

Këto të dhëna na vijnë nga Banka Italo-Shqiptare. Në orët europiane të shkëmbimeve, monedha europiane u tregtua në nivelet 1 euro e barabartë me 1.058 dollarë. Në tregun tonë të brendshëm valutor, sot monedha jonë kombëtare është zhvlerësuar lehtësisht ndaj dy monedhave kryesore, euros dhe dollarit amerikan./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti