Gramoz Ruçi: “Dje në një dalje publike të pazakontë kryeministri Berisha, më në fund pohoi se e njeh Damir Fazllicin, është e turpshme që qytetarët e këtij vendi flenë me ndjenjën se kryeministri i tyre paska për ta dosje të pista, të cilat mund t’i bëjë publike sa herë që nuk do të bie erë pisllëku i veprimtarisë së tij. Nga ana tjetër është ligjërisht e dënueshme, mbajtja si mjet shantazhi të këtyre dosjeve, që edhe nëse ekzistojnë duhet të jenë në zyrat e prokurorisë dhe jo në dollapin e fshehtë të kryeministrit.”

Ilir Meta: “Dje kryeministri Sali Berisha dhunoi përsëri Kuvendin e Shqipërisë. Si mund të luftohet krimi dhe korrupsioni nga një kryeministër i tillë, në rast se ai vetë ruan dhe fsheh krime të politikanëve të tjerë qofshin ata edhe të opozitës. Ndërkohë që ka bërë një spot që i bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të denoncojnë tek ai çdo rast abuzimi dhee shkelje të ligjit.”

Skënder Gjinushi: “Ne si grup socialdemokrat nuk mund të pranojmë kërcënimin e një kryebanditi, që kërkon të sjellë si dëshmitarë të akuzuarit për krime në sallën e kuvendit. Ne si Parti Social Demokrate vlerësojmë se çdo bashkëpunim me të në emër të reformave veçanërisht në drejtësi është në dëm të demokracisë dhe të së ardhmes së shqiptarëve. Çdo zgjatje jete e kësaj qeverie dhe e këtij plani është shkurtim i jetës së shqiptarëve.”/tvklan.al