Gramoz Ruçi: “Jemi sot këtu edhe për t’i afruar gjithë mbështetjen tonë morale mjekut të talentuar, profesorit asociuar, njeriut dhe prindit të mrekullueshëm Agron Ylli, i cili nga një dorë kriminale u godit ditën e djeshme, por jemi këtu edhe për t’i afruar gjithë solidaritetin tonë moral dhe politik bluzave të bardha”.

Petrit Vasili: “Krimet e një pas njëshme që kanë ndodhur pikërisht ndaj pjesës elitare shqiptare të mjekësisë demonstrojnë qartë që për hir të pa përgjegjshmërisë, sot është kompromentuar si në asnjë vend të Europës dhe të botës një raport shumë shekullor midis mjekut, pacientit dhe familjarëve. Qeveria e cila qeveris vendin, e cila për fat të keq qeveriset nga një mjek të cilit shumë herë i kanë bërë thirrje publike që të ndryshojë sjelljen e qëndrimit të tij ndaj shërbimit shëndetësorë. Po ky burrë i madh që e konsideron veten e tij tashmë s’duket më një mendje të hipur mbi fik, se çdo gjë e ka vënë në vijë, ka harruar pjesën thelbësore të qeverisjes që është shëndetësia, ka harruar zanatin e tij dhe duke bërë indiferentin e papërgjegjshëm, ka kujtuar që ka gjetur fundin e botës duke mos kthyer përgjigje e duke e lënë në mëshirë të fatit dhe të kriminelëve mijëra e mira koleg të tij të cilët janë në vijën e parë të luftës për jetën”./tvklan.al