Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Moskallzim i krimit” e kryer në bashkëpunim të 6 persona: I(Z).  A, 50 vjeç, Y. H, 45 vjeç, A. Sh, 31 vjeç, E. D, 18 vjeç, M. D, 21 vjeç dhe J. K, 25 vjeç.

Arrestimi i tyre u bë pasi rreth orës 23:30, të së premtes, ka ardhur një telefonatë në sallën operative që në Yzberisht ka të shtëna me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë vlerësuar informacion dhe sapo kanë mbërritur në vendngjarje kanë konstatuar shtetasit e lartpërmenduar duke u larguar me vrap sapo kanë parë ardhjen e policisë.

Gjithashtu, gjatë tentativës për t’u larguar kanë hedhur një armë zjarri e dyshuar pistoletë, e cila dyshohet se i përket shtetasit I(Z), A. Nën drejtimin e Prokurorisë punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes./tvklan.al