Rikthimi i ekipit të Lushnjës në Superligë pas 2 vitesh mungesë ka bërë që tifozë të shumtë të festojnë deri në mesnatë. Grupi i përkrahësve të skuadrës myzeqare është mbledhur në sheshin kryesorë të qytetit përpara bashkisë, e cila hodhi fishekzjarrë.

Kryebashkiaku Albert Sanxhaku zgjodhi të festonte me tifozët në rrugë, ndërsa kulmi i entuziazmit ishte në momentin e ardhjes së autobusit të ekipit. Lushnja e drejtuar nga Artan Bano siguroi rikthimin në Superligë, duke mundur Kastriotin pas gjuajtjes së 11-metërshave në takimin e luajtur në stadiumin “Qemal Stafa” pasditen e së dielës.

Skuadra lushnjare nuk ka fituar asnjëherë trofeun e ligës Superiore të Shqipërisë./tvklan.al

Gazetar: Endrit Sauku