Kombëtarja shqiptare po përgatitet me ngarkesë të plotë për takimin debutues në Euro2024 kundër kampionëve në fuqi të kompeticionit, Italisë.  

Nën reshjet e dendura të shiut dhe me prezencë të konsiderueshme tifozët, kuqezinjtë u vunë në dispozicion të trajnerit Sylvinho, duke punuar në aspektin tekniko-taktik.

Skuadra tregoi formë të mire, duke treguar se është gati për të marrë maksimumin në 90 minutëshin ndaj Italisë. Në këtë seancë stërvitore ishte i pranishëm edhe Presidenti i FSHF-së Armand Duka dhe Kryetarja e Bashkisë së qytetit të Kamen, Elke Kappen, e cila është edhe vendgrumbullimi i Kombëtares kuqezi.

Armand Duka, president i FSHF: Çunat ju falenderojnë ju dhe çdo njeri që ka bërë maksimumin për pritjen e tyre këtu. Në emër të tyre unë iu garantoj që ne do të japim më të mirën për të qenë një vlerë e shtuar për Kampionatin Europian këtu në Gjermani.  

I gjithë fokusi i lojtarëve dhe stafit teknik do të jetë padyshim tek sfida e kësaj të shtune që luhet më 15 Qershor në Dortmund.

Më pas, kombëtarja kuqezi do të sfidojë Kroacinë në Hamburg më 19 Qershor dhe 5 ditë më vonë Spanjën në Dyseldorf. Euro2024 do vij ekskluzivisht në ekranin e TV Klan.

Klan News