Pavarësisht eliminimit të hershëm nga kampionati europian, tifozët e Shqipërisë nuk kanë kritika kundër ekipit të tyre pas humbjes ndaj Spanjës.

Mijëra shqiptarë, shumë prej të cilëve jetojnë jashtë vendit, i kanë dhënë mbështetje masive skuadrës së tyre në kampionatin europian dhe atmsofera e krijuar ishte unike edhe në Dyseldorf, me kuqezinjtë që u mposhtën minimalisht nga “Furia e kuqe”.

“Ne jemi shumë krenarë për djemtë tanë! Ata bënë më të mirën e tyre dhe, e dini, këtu ka mendime nga shtete të ndryshme. Kemi shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Çamëria, Shqipëria, Kosova, ndaj të qenit bashkë për këtë ndeshje është një ndjenjë e mrekullueshme. Sikur, të gjithë të jemi një familje e madhe! Ishte e mrekulleshme!”

Për Dhurimin, ishte e pabesueshme të ishte pjesë e kësaj atmosfere.

“E pabesueshme! Është një mundësi e shkëlqyer për të parë bashkëatdhetarët e tu duke luajtur! Por në fund, spanjollët ngelet spanjollë! Ata janë një ekip i jashtëzakonshëm dhe ishte e pabesueshme të ishe pjesë e atmosferës! Një mundësi që vjen një herë në jetë! Vijmë nga SHBA! Ishte e pabesueshme! Nuk do ta harroj kurrë këtë!”

Për Yllin, duhet qëndruar me këmbë në tokë, pasi Spanja është një rival shumë i fortë.

“Shiko, luajtëm kundër Spanjës! Ata kanë sulmuesit më të mirë! Edhe ekipi B, është si rivali më i mirë që mund të kesh kundër. Kjo është një gjë e keqe për Shqipërinë, por ne jemi krenarë që humbëm 1-0 dhe patjetër do të rikthehemi më të fortë! I uroj Spanjës suksese dhe do ta mbështes atë në këtë europian.”

Tifozët kuqezi arritën që për pak minuta të bënin fans të Shqipërisë, edhe një mbështetës së “Furisë së kuqe”. Por kjo paraqitje e Shqipërisë i ka bërë veçse krenarë fansat, të cilët kanë bindjen se në Euro 2028 do të kthehen edhe më të fortë.

Klan News