Lajme Arkiva 2003

Vetëm ngarkesa në rrjet ka krijuar probleme në furnizimin me energji elektrike të zonave të caktuara në kryeqytet” kështu shprehen drejtues të transmetimit të Tiranës.

Gjatë pasdites Tirana ka pasur mungesa të alternuara të dritave madje kjo mungesë është bërë alarmante edhe në parlament ku deputetët e opozitës kanë marrë mesazhin e errësirës dhe e kanë bërë publike atë gjatë seancës për hetimin e kryebashkiakut Rama kaq ka mjaftuar që seanca të mbyllej për 15 minuta.

Po më kot kjo nuk është pranuar nga deputetët socialist dhe nga Ministri i Energjetikës i cili ka nisur të informohet për gjendjen me informata ndërsa kryeministri Nano mbetet ndjekës i rregullt i edicioneve të Tv Klan.

Fatos Nano: Unë nuk besoj se meqë nuk ka drita Klani nuk do të na ndjek publiku.

I pyetur mbi situatën energjetike në kryeqytet, drejtori i rajonit të transmetimit Gjin Rosa shprehet se defektet e ndodhura nga mbingarkesa kanë qenë të shkurtra.

Gjin Rosa: Janë njësoj si ditët e tjera aty ku ka mbingarkesa të disa lloj linjave dhe të dy a tre linjave të tensionit të mesëm që kanë defekt kurse në pjesët e tjera është njësoj.

Gazetarja: Pra nuk kemi pasur një errësirë totale në kryeqytet?

Gjin Rosa: Jo, jo absolutisht jo. Unë jam zgjuar që nga ora 5 dhe mu duk si gjëja më e madhe kur e kam dëgjuar nëpërmjet telefonave.

Gazetarja: Jeni interesuar për të pyetur në të tëra linjat apo stacionet për këtë fakt?

Gjin Rosa: Unë nga çdo vend marrë informacion, nga dispecerat rajonal, po kështu edhe nga nënstacionet. Rezulton gjendja njësoj si në netët e tjera. duke përjashtuar kufizime të përnatshme që janë çdo natë, njësoj si netët e tjera. asnjë ndryshim nuk ka.

Gazetarja: Po kufizimet janë të zgjatura në periudha kohore?

Gjin Rosa: Kufizimiet nga një orë shkojnë për shkak të mbingarkesave./tvklan.al