Ndërsa cilësia e ajrit është përmirësuar ndjeshëm, në metropolin shqiptar vazhdon të mbetet problem ndotja akustike. Niveli i lartë i zhurmave u theksua edhe në studimin më të fundit mbi ndotjen. Kryesisht kjo lloj ndotje ndikohet nga një trafik i dendur, punimet nëpër rrugë e qendra banimi apo nga lokalet, kryesisht gjatë natës.

Të gjitha rrugët kryesore të kryeqytetit janë tepër të zhurmshme edhe pse përdorimi i borive nuk është i lejueshëm pothuajse të gjithë drejtuesit e automjeteve u bien atyre pa pushim. Punimet në rrugë apo ato në sektorin e ndërtimit cilësohen gjithashtu si ndotës kryesorë të akustikës.

Niveli i lartë i ndotjes akustike që kalon çdo normë të lejuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë është ngritur disa herë si shqetësim edhe nga specialistë të institutit të shëndetit publik. Sipas tyre niveli i lartë i zhurmave shkakton dëmtime në dëgjim, stres dhe shpërqendrim tek personat që jetojnë dhe punojnë në zonat ku niveli është më i lartë. Sipas studimeve të ISHP-së ndotja akustike të lartë është në kryqëzime rrugore./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami      

Operator: Klodian Keçi