Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit sonte u bë celebrimi i stinës koncertore 1999-2000, i Orkestrës Simfonike të RTVSH. Aktiviteti u çel me himnin e flamurit nën drejtimin e mjeshtrit Mustafa Krantja. Më pas nën drejtimin e dirigjentit Petrika Fezolli u luajt uvertura shqiptare për orkestër simfonike e kompozitorit Limoz Dizdari.

Aria “Kënga e Shelgut” dhe “Ave Maria” nga opera “Otello” i Xhuzepe Verdit, nën interpretimin e sopranos Rovena Mitre dhe opusi 61 nga uvertura “Ëndërr e një Nate Vere” e kompozitorit Felix Mendelson. Nisja e këtij cikli thotë drejtori artistik Zhani Ciko, na çon drejt refleksioneve që burojnë nga gjenialiteti krijues njerëzor, siç është dramaturgjia Shekspiriane./tvklan.al