Që prej marrjes së detyrës në fillim të këtij muaji si e Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn, është takuar me krerët më të lartë të shtetit dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, por vetëm sot u takua me Kryeministrin Edi Rama.

Ky i fundit, pas seancës së fundit të parlamentit, nisi pushimet në Dhërmi dhe vetëm këtë javë është rikthyer në Tiranë.

Në rrjetet e saj sociale, VanHorn ka lajmëruar për këtë takim me Ramën dhe thotë se e ka përgëzuar për miqësinë e fortë dhe vlerat e përbashkëta mes vendeve tona si aleatë në NATO dhe partnerë strategjikë.  

VanHorn rikonfirmoi dhe njëherë mbështetjen e palëkundur të qeverisë amerikane në rolin që ka Shqipëria për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin në të gjithë rajonin.

Tv Klan