Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, figura kryesore që solli ndërhyrjen e NATO-s në ndalimin e gjenocidit serb, do të jetë në Kosovë më 12 qershor. Ditë kjo që shënon edhe Çlirimin e Kosovës.

Pritet që Blair të mbajë fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës.

Në mbledhjen e nesërme të Kryesisë së Kuvendit, si pikë e parë e rendit të ditës është parashikuar caktimi i një seance solemne. Tony Blair do u drejtohet me një fjalim qytetarëve të Kosovës. Në të njëjtën ditë do të inagurohet dhe statuja e tij në Ferizaj.

Kujtojmë se Blair iu drejtua Parlamentit të Britanisë së Madhe më 23 mars 1999 me fjalët:

”Çdo fshat shqiptar në rajonin e Drenicës është në flakë. Familjet po dëbohen dhe largohen nga shtëpitë e tyre nga forcat serbe. Burrat po i ndajnë nga gratë. Ne nuk e dimë se cili është fati i tyre”.

Si i pari lider europian, Tony Blair për shqiptarët do mbahet mend gjithmonë si njeriu kyç që vuri në lëvizje NATO-n kundër regjimit të Millosheviçit në vitin 1999./tvklan.al