Prodhimi dhe trafiku i drogës në Shqipëri përbën shqetësim për Komisionin Europian.

Arta Tozaj: “Jack Barro zëvendës presidenti i KE dhe njëkohësisht dhe komisioner për çështjet e lirisë, drejtësisë dhe sigurisë, ndërsa prezantonte planin e aksionit të BE në luftën kundër drogës për vitet 2008-2012 tregoi se gjatë takimit 2 ditë më parë me ministrin Basha i ka shpjeguar atij se KE është shumë kërkues kur bëhet fjalë për luftën kundër prodhimit të drogës dhe trafikut të lëndëve narkotike.”

Ne duam që Shqipëria thotë zëvendës presidenti Barro të jetë më shumë efikase në luftën kundër prodhimit të drogës dhe fabrikimit të lëndëve narkotike.

Duhet të pranojmë se në marrëdhëniet me shtetet ballkanike nënvizohet përherë rëndësia që i kushtojmë kësaj çështje diskutimet për afrimin tyre në BE. Dhe pikërisht më zëvendës presidentin Barro negociohet liberalizimi i vizave dhe Jack Barro thekson se u rikujton gjithnjë palëve parimet kryesore. Siç janë lufta kundër krimit të organizuar dhe dhënia fund e një numri trafiqesh si ai i drogës. Duke vlerësuar se ka disa progrese, por qartësisht duhet bërë më tepër.

Nga vlerësimi i planit të aksionit 2005-2008 rezultojnë 2 milion të droguar në BE.  Vendet më problematike të konsumimit të kokainës dhe heroinës janë Britania e Madhe dhe Spanja. Ndërkohë që rruga kryesore e trafikut është Amerika Latine, Afrikë Perëndimore me destinacion Europën.

Në këtë plan aksioni BE parashikon uljen e ofertës deri në 0.5 % të GDP. Financime për kultura të tjera mbjellje në vendet e prodhimit, monitorim të drejtueseve të automjeteve që konsumojnë lëndë narkotike dhe alkool. Si mobilizim qytetar përmes reklamave të personaliteteve të kulturës, duke shpresuar se pjesa më e madhe e tyre nuk do ti rikthehen konsumit të drogës./tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj