Ministri serb i punëve të brendshme Daçiç, diskutoi me komisionerin europian për çështjet e sigurisë, lirisë dhe drejtësisë Barro mbi progresin e lehtësimit të vizave Shengen.

Raporti prej 120 faqesh i dorëzuar në komision gjatë këtij muaji për reformat e bëra në këtë fushë. Flet kryesisht për hapat që Serbia do të ndërmarrë ndryshe nga dokumenti prej 40 faqesh i dorëzuar nga pala shqiptare.

Ministri Daçiç që përfaqëson dhe krahun nacionalist në Serbi, shpjegoi se nuk ndryshim të qëndrimit për Kosovën gjatë takimit me komisionerin Rehn. Komisioneri për zgjerimin shpjegoi gjatë konferencës për shtyp se statusi kandidat është i mundur për Serbinë në rastin më të mirë në fund të vitit 2009.

Por me kushtin që të jenë përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara ndaj saj nga BE.

Ndërkohë dhe Mali i Zi duket ambicioz për të kërkuar statusin kandidat në fund të këtij viti. Numri dy i qeverisë malazeze takoi komisionerin europian për zgjerim Olli Rehn.

Ndërkohë burimet diplomatike bëjnë të ditur se pas gjysmë tentativës së vitit të kaluar, Podgorica zyrtare është e vendosur për këtë kërkesë, me ose jo miratimin e KE./tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj