Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Në tregjet ndërkombëtare valutor Dollari amerikan humbi terren ndaj monedhave kryesore botërore. Dollari shënon në këtë mënyrë humbje të reja, pas publikimit të deficit tregtar të SHBA për muajin Gusht. Deficiti u rrit duke shënuar 54 miliard dollarë amerikanë.

Në orët e para të mëngjesit në Nju Jork, monedha e përbashkët europiane u shkëmbye në nivelet baras me 1.24 dollarë. Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun ton të brendshëm valutor edhe sot nuk shënohen lëvizje të ndjeshme në raportet e shkëmbimit të monedhës sonë kombëtare ndaj dy monedhave kryesore, euros dhe dollarit amerikanë./tvklan.al