Ajo është një ndër vajzat më me shumë influencë në YouTube sa i takon teknikës së make-up dhe fama e saj tashmë është ndërkombëtare.

Ajo ka më shumë se 12 milion abonentë në kanalin e saj në YouTube, ku shpesh ka të ftuar edhe personazhe të njohur të showbizit.

Por videoja e saj e fundit nuk ishte si gjithë të tjerat më herët, pasi ajo për herë të parë ka ndarë me të gjithë fansat një të vërtetë të madhe për jetën e saj.

Në një rrëfim emocionues ajo tregoi se kishte lindur në trupin e gabuar dhe se ishte transgjinore.

“Sot jam këtu për të ndarë diçka me ju që kam dashur të bëj për një kohë të gjatë…  Dua ta filloj vitin 2020 me një të vërtetë të jetës sime që më bëri këtë që jam sot. Unë kam lindur në një trup të gabuar. Që do të thotë se jam transgjinore… Disa më pranuan dhe të tjerët më refuzuan. Realizmi i kësaj videoje, është sa i frikshëm aq edhe tërheqës”, tha Nikkie. /tvklan.al