Barcelona, ka zbuluar përgjigjen e testeve për mesfushorin Pedri. Në një komunikatë të klubit katalanas, thuhet se lojtari ka dëmtuar ligamentet e gjurit të majtë.

Për këtë arsye, Pedri do të qëndrojë jashtë fushave të blerta, të paktën për pesë javët e ardhshme. 21-vjeçari spanjoll u dëmtua në fillim të ndeshjes çerekfinale të Europianit ndaj Gjermanisë, pas një ndërhyrje të fortë të Toni Kroos.

Mesfushori do të humbasë të gjithë fazën përgatitore të Barcelonës në verë, ndërsa nuk pritet të jetë i gatshëm edhe për javët e para të kampionatit spanjoll.

Sipas të gjitha gjasave, trajneri Flick mund ta llogarisë futbollistin vetëm në muajin shtator, sepse pas rikuperimit do i duhet pak kohë, për të kapur formën.

Pedri do të jetë plotësisht i gatshëm pas ndeshjeve të kombëtareve në muajin shtator, nëse rikuperimi shkon sipas planeve.  /tvklan.al