Komunikim dhe marrëdhënie me publikun, mësuesi për arsim parashkollor e fillor dhe studime psiko-sociale. Këto janë 3 nga programet më të rëndësishme të Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë.

Zv.Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë Prof. Asoc, Përparim Kabo, iu bën thirrje maturantëve që të aplikojnë deri në 21 Shtator dhe të zgjedhin këto programe në raundin e dytë.

Përparim Kabo, zv.Rektor i univeristetit Mesdhetar: Do t’ju sugjeroja fushën e studimeve në komunikim. E tërë bota sot i nënshtrohet komunikimit aq sa ka filozofi sot që thonë unë jam çfarë, si dhe me kë komunikoj. Shumë nga ju vajza dhe djem është mirë të studioni në fushën e mësuesisë për të çuar përpara traditën dhe stafetën. Atë që bën mësuesit tuaj me ju ta bëni ju me brezat e ardhshëm. Në Universitetin Mesdhetar do të gjeni mundësinë për të studiuar në kushte tejet profesionale, shkencore dhe të metodologjisë moderne të kohës në fushën e studimeve psiko-sociale. Bota sot është e vrullshme, njerëzit lëvizin, kulturat përplasen, pra jetojmë në një botë me ngarkesë të madhe të energjisë ku stresi është një pjesë e kësaj energjie, prandaj kësaj bote i duhen psikologët.

Për këtë raund aplikimi, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë po aplikon tarifa të reduktuara për shumë prej programeve të studimit. Aktualisht ky Universitet ka 4 fakultete si ai i Drejtësisë dhe Shkencave Humane, Shkencave Mjekësore, Shkencave Ekonomike dhe Informatikës.

Klan News