Rreth 10 mijë vizitorë do të jenë këto ditë në Shëngjin. Të gjithë do të bëhen pjesë e “Unum Festival” që rikthehet këtë vit në bregdetin e Lezhës. Për ministren e Turizmit Mirela Kumbaro dhe kryetarin e bashkisë së Lezhës, ky organizim është një pasaportë e turizmit shqiptar në botë.

“Unum Festival” do të bëjë bashkë në edicionin e 5-të 100 artistë ndërkombëtarë që do të luajnë muzikë elektronike.

“Unum Festival” do të nisë më 6 qershor dhe do të përfundojë më 11 qershor.

Klan News