Ryan Reynolds i ka dedikuar disa fjalë shumë të ndjera bashkëshortes së tij, Blake Lively në ditëlindjen e saj.

Aktorja feston 36-vjetorin dhe Reynolds ka postuar disa foto të tyre të shkrepura përgjatë 11 viteve së bashku.

“E vetmja gjë e pathyeshme e imja në botë është dashuria, vlerësimi dhe admirimi që ndiej për këtë njeri. Të dëshmoj jetën e saj është diçka që s’do mund ta merrja për të mirëqenë edhe nëse përpiqesha. Dhe më besoni, përpiqem. Gëzuar ditëlindjen Blake. Je e përsosur”.

Gjatë këtij muaji çifti u fotografua në Paris ku kishin shkuar për një udhëtim romantik rreth 5 muaj pasi u bënë prindër për herë të katërt./tvklan.al