“Pluhur yjesh. Gjysmëfinalja e dytë e Eurovision 2024 u ndriçua nga kristalet, gurët, teminat dhe metalet e veshjeve të protagonistëve të mbrëmjes”, shkruan Vanity Fair Italia.

Maltezja Sarah Bonnici dhe austriakja Kaleen performuan me dy trupore që përngjanin shumë me njëra-tjetrën. Veshja e errët e Aiko nga Çekia përmbante detaje të ndritshme. Marina Satti, përfaqësuesja e Greqisë veshi një fund në ngjyrë gri metalike të fryrë ndërsa Nutsa Buzaladze nga Gjeorgjia zgjodhi një fustan të shkurtër në bronz të ndritshëm.

“Çmimi i shkëlqimit të mbrëmjes i shkon padyshim Besës shqiptare. Veshja në ngjyrë të gjelbër akua u theksua edhe më shumë nga skena e interpretimi, por nuk mjaftoi për t’i siguruar një vend në finalen e madhe”.

Këtë duket se e konfirmon edhe fotoja e artikullit, pasi ka zgjedhur që në krye të qëndrojë këngëtarja.

Yllit shqiptar i pëlqen të habisë dhe moda është një nga asat e saj nën mëngë. Ndërsa shumë ‘kolegë’ kanë ndier nevojën që të familjarizohen përmes veshjes së Eurovision, në ditët e shkuara ajo ka propozuar veshje të ndryshme duke krijuar vërtet efektin surprizë. Besa veshi një fustan të ndritshëm në ngjyrë të gjelbër akua. Veç prerjes së lartë në ije dhe dekoltesë bujare, ajo që karakterizon fustanin është kapuçi që mbulon flokët. Stilisti që e ka krijuar, shqiptari i Kosovës Valdrin Sahiti, është një stilist që e përkufizon veten si ‘realizues ëndrrash’”, shkruan artikulli.

Më tej, renditen edhe veshjet e pjesëmarrësve të tjerë.

Pati disa artistë që zgjedhin të bardhën që gjithnjë arrin një rezultat spektakolar. Saba nga Danimarka, armena Mustii nga Belgjika dhe izraelitja Eden Golan e dinë mirë këtë. Ladaniva, grupi armenas zgjodhi një veshje të bardhë me elementë folklorikë.

Letonezi Dons dhe hollandezi Joost Klein i besuan blusë. Grupi i Estonisë u paraqit me smoking, Gåte e Norvegjisë me një fustan në ngjyrë të gjelbër të errët që të kujtonte pyjet dhe San Marino kombinoi ‘punk’-un me rozën. Nemo nga Zvicra u mbulua nga tyli në ngjyrë korali, me një fund ngjyrë pjeshkë të lehtë dhe geta me motive lulesh./tvklan.al