Këtë vit, afro 20 mijë të rinj dhe të reja pritet ndjekin kurset e Qendrës TUMO në fushën e teknologjisë dhe kodimit.

Sipas kryebashkiakut Erion Veliaj, Tirana do të mikpresë edhe dy programe të reja studimi që do të ndihmojnë në adoptimin e teknologjive të reja dhe në krijimin e një ekonomie digjitale të qëndrueshme.

“Mezi pres që këtë vit të kemi 20 mijë nxënës dhe nxënëse, nga 12 deri 18 vjeç, që të ndjekin kurset e TUMO-s. Ndërkohë, për moshën nga 18 deri 22 vjeç jemi gati të fusim projektin ‘Ecole 42’ nga Franca dhe për moshën mbi 22 vjeç, për start-up, “Plug&Play” nga Kalifornia.”

Për kryebashkiakun Erion Veliaj, këto fusha sjellin zhvillimin e qytetit dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që Tirana është mbushur me jetë dhe aktivitete, por mbi të gjitha me konferenca si këto, që promovojnë digjitalizimin dhe kulturën e punëve të së ardhmes në Tiranë. Fakti që Tirana sot është ekosistemi më interesant në Ballkan, ku punësimi më i lartë është në fushën digjitale dhe në fushën e turizmit, dhe fakti që Tirana është sot shembulli numër 1, ku fëmijët nga mosha 12-18 vjeç e quajnë të drejtë digjitale arsimin te Tumo, pra 1.600 deri në 2.000 fëmijë sot me bursë të plotë të Bashkisë marrin të gjitha këto aftësi, unë besoj që për Institutin Kanadez të Teknologjisë, për shumë prej atyre që janë investuar në shkencat që prodhojnë punësimin e të ardhmes, për ne janë pjesë shumë e rëndësishme e ekosistemit.”

Sipas Veliajt, mbajtja e konferencave të mëdha në Tiranë po nxjerr në pah rolin e Shqipërisë si një qendër e rëndësishme për inovacionin teknologjik në rajon.

Tv Klan