Lagjia e re tek “5 Maji” pritet të përfundojë brenda 2 muajve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë inspektimit të punimeve për 2 godinat e reja që do strehojnë familjet e prekura nga tërmeti i 2019, u ndal edhe tek protestat e organizuar përpara bashkisë.

“Gjithë ato bllokime dhe djegie gomash? Gurët dhe molotovi? Besoj fort se një nga arsyet pse Bashkia e Tiranës sulmohet kaq shumë është pikërisht sepse kundërshtarët tanë nuk e bëjnë dot këtë punë; nuk e bënin dot as kur kishin mundësi të ndërtonin një shkollë, jo më të bëjnë 42 shkolla të reja dhe të japin 784 apartamente në zonën e ‘5 Majit’.”

Veliaj tha se nga rehabilitimi i kësaj zone do të përfitojnë edhe pronarët e tokës, edhe pse pjesa më e madhe e tyre nuk kanë pasur legalizim.

“Me të mbaruar kolaudimin e paketës prej 50 apartamentesh, do të hedhim shortin. Për sa kohë kemi 284 famije të tjera, që do të futen në këto banesa të reja, besoj i kemi dhënë një leksion të gjithë banorëve këtu.”

Shorti për ndarjen eapartamenteve tek “5 Maji” do të hidhet gjatë muajve të verës, në mënyrë që në Shtator, banorët të jenë në banesa të reja.

Tv Klan