Vijon përplasja në distancë mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Pas statusit në rrjetet sociale të Kryeministrit Rama, i cili solli në vëmendje rezolutën e PPE për vendet e Ballkanit, ka ardhur edhe reagimi i kreut të opozitës Basha.

Në një reagim po në rrjetet sociale, Basha i kujton Kryeministrit që të lexojë Kushtetutën e më pas rezolutat e PPE.

“Ed Mashtrusi lexo njëherë Kushtetutën e Shqipërisë, pastaj t’i këndojmë rezolutat e Partisë Popullore Europiane”

, shkruajti Basha në profilin e tij në Facebook.

Më herët kreu i qeverisë me anë të një paragrafi të shkëputur nga rezoluta e Partive Popullore Europiane për vendet e Ballkanit, i kujtoi Bashës se në të inkurajohen forcat politike të marrin pjesë në proceset demokratike./tvklan.al