Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Dy javët e fundit në spitalin e sëmundjeve të mushkërive, rastet me pneumoni janë shtuar. Njëkohësisht këtë periudhë është shënuar vdekja e parë e një personi mbi të 40-tat nga pneumonia, por askush nuk vërteton, që kjo ka ardhur si pasojë e virusit të gripit që qarkullon në të gjithë botën. Tek çdo pacient po merren ekzaminimet e gjakut, e priten përgjigje.

Në reanimcion janë dy gra me të njëjtat simptoma, e ftohje pneumonare. Frika ka detyruar infermierët të punojnë me maska e të mos lejojnë të afërmit të vizitojnë pacientët.

Mjekja:- “Ka pasur raste të komplikimit, të gjendjes gripale, me pneumoni, që kanë qenë ndonjëherë edhe pneumoni mjaft të rënda, ka pasur të shtruar në spital me raste të rënda, janë kuruar tek ne dhe janë përmirësuar dhe kanë dalë, megjithatë duhet të pranojmë që ka pasur edhe një rast vdekje. Ka qenë jo thjesht pneumonia që e ka munduar, por ka qenë edhe situata e vetë pacientit, sepse ka qenë i komplikuar dhe me diabet, një i sëmurë kronik, pra një mbivendosje e një pneumonie të shkaktuar nga gripi, apo komplikacion të gripit, çon edhe në vdekje”.

Frika e virusit të rëndë akut respirator, ndihet në çdo qendër spitalore. 26 raste me pneumoni, të shtruara në spitalin e mushkërive, janë nga mosha 25 deri 50 vjeçare. Mjekët nuk përjashtojnë mundësinë e vdekjes nga ky virus gripal./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti